Rusët kërcënojnë Malin e Zi, nxisin edhe Serbinë të ndërhyjë atje

Rusët kërcënojnë Malin e Zi Zëvendës presidenti i DUMA’s ruse, Sergei Baburin, i bëri thirrje Moskës që të mbrojë dhuratat e Rusisë të dhuruara kishave dhe manastireve serbe në Mal të Zi. Ai shtoi se Rusia duhet të ndaloj këtë politikë të mos përzierjes në këso çështje, që paraqet nuk e bind askënd kur dihet që Rusisë e Serbisë i djeg shumë që Mali i Zi është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO’s.

Deklaratën e Baburin autoritetet zyrtare malaziase e shohin si përzierje në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Ai kishte thënë se Rusia duhet të këmbëngulë që Podgorica të kthejë reliktet që gjenden në Cetinë, që gjenden atje paligjshëm sipas tij, pas evakuimit të përkohshëm në vitin 1918 nga siç quhet tani Petrograd.
Baburin i fryn edhe idesë që Moska të nxisë Beogradin në aksion tani, pasi Serbia po rri pasive pas përndjekjes arrogante, të dhunshme dhe të padrejtë të Kishës Ortodokse në Mal të Zi.

Mali i Zi me shpalljen e pavarësisë së vet dhe anëtarësimin në NATO ka zemëruar Rusinë që po sheh se ndikimi në Ballkan i është zbehur mjaft. Maqedonia e Veriut është prag të anëtarësimit në NATO po ashtu dhe kjo ka nxitur edhe më në veprim pro rusët në Serbi të krijojnë një krizë artificiale si ligji i miratuar për liritë fetare në Mal të Zi.

Në vitin 2016 kishte ndodhur tentim grusht shteti dhe vrasje e Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, që dështoi dhe dy shtetas rus janë dënuar në gjyq për pjesëmarrje në atë tentim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu