Rusia heq kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Në një kohë, humbjesh të njëpasnjëshme në Ukrainë, Rusia ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të shtuar radhët, duke hequr kufirin e moshës për t’u bërë pjesë e shërbimit ushtarak.

Sipas “Ria Novosti”, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që heq kufirin e moshës 40-vjeçare për ata që synojnë të nënshkruajnë kontratën e parë të shërbimit në forcat e armatosura tani të angazhuara në Ukrainë.

Edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të regjistrohen në ushtrinë e Moskës, ky prag i vendosur në 30 vjet është hequr.

Disa muaj më parë, Presidenti Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm të ushtrisë, i cili parashikonte thirrje në armë të 300 mijë rezervistëve për të luftuar në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu