Rusia i jep leje Kievit: Anijet e bllokuara me grurë mund të largohen nga portet e Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anijet e bllokuar me drithë mund të largohen nga portet e Ukrainës në Detin e Zi nëpërmjet “korridoreve humanitare”, me Rusinë që është e gatshme të garantojë sigurinë e tyre, shkruan Reuters.

Ministria ruse e Mbrojtjes thekson gjithashtu se Moska nuk do të përfitojë nga kriza humanitare në Ukrainë për qëllimet e “operacionit special ushtarak”, siç e quan pushtimin e Rusisë në vendin fqinj.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithit dhe paaftësia e saj për të eksportuar të korra ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve.

Portet janë bllokuar për eksporte që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Ka pasur përpjekje diplomatike ndërkombëtare për të rivendosur rrugët, duke përfshirë një apel për veprim nga OKB muajin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu