Rusia kërcënon të mbyllë ambasadën në Bullgari

Rusia ka kërcënuar sot se do të mbyllë ambasadën e saj në Bullgari – dhe të mbyllë ambasadën e kësaj të fundit në Moskë. Deklarata u bë nga ambasadorja ruse në Bullgari pasi një apel për Sofjen për të anuluar planet për të dëbuar 70 personel diplomatik rus u shpërfill.

Kryeministri Kiril Petkov njoftoi këtë dëbim të martën, duke përmendur shqetësimet për spiunazh, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja Eleonora Mitrofonova tha se mbyllja e ambasadës ruse do të çonte në mënyrë të pashmangshme në mbylljen e ambasadës së Bullgarisë në Moskë.

“Për fat të keq apeli ynë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë u injorua”, shkroi Mitrofanova në një deklaratë.

“Kam ndërmend të vendos shpejt çështjen e mbylljes së ambasadës së Rusisë në Bullgari përpara udhëheqjes së vendit tim, që do të nënkuptojë në mënyrë të pashmangshme mbylljen e misionit diplomatik bullgar në Moskë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se ministria e jashtme ruse do të shqyrtonte idenë e mbylljes së ambasadës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu