Rusia merr vendim për trupat në kufi me Ukrainën

Rusia ka njoftuar se do të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga kufiri me Ukrainën dhe KrimeNë nesër, pasi të kenë mbaruar stërvitjet ushtarake, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes, raporton AFP.

“Forcat kanë treguar aftësinë për të siguruar mbrojtjen e besueshme të vendit. Kjo është arsyeja pse vendosa të përfundoj aktivitetet e inspektimit në rrethet ushtarake në jug dhe perëndim”, në kufirin me Ukrainën, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Duke qenë se qëllimet e këtyre stërvitjeve janë “arritur plotësisht”, Shoigu urdhëroi një “tërheqje të forcave” nga nesër, ndërsa ushtria nga Krimea do të tërhiqet në bazat e saj deri më 1 maj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse, 10.000 ushtarë, aviacion, rreth 40 anije luftarake, mbrojtje ajrore dhe forca ajrore morën pjesë në manovrat.

Kievi, i cili po lufton me separatistët pro-rusë në lindje, ka frikë nga një pushtim që synon “shkatërrimin”.

Moska, megjithatë, siguron se “askush nuk kërcënohet”, dhe në të njëjtën kohë dënon “provokimet” dhe aktivitetet “kërcënuese” të Kievit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu