Rusia mund të ketë humbur katër aeroplanë luftarakë në Ukrainë brenda 10 ditëve të fundit, thotë ushtria britanike

Ushtria britanike ka thënë se Rusia ka shumë të ngjarë të ketë humbur të paktën katër aeroplanë luftarakë në Ukrainë brenda 10 ditëve të fundit. Me këtë, shkruajnë mediat e huaja, numri i aeroplanëve rusë të humbur që nga fillimi i agresionit ka shkuar në rreth 55.

Ministria e Mbrojtjes tha se ekziston një mundësi realiste që rritja e humbjeve ishte pjesërisht si rezultat i vendosjes para rrezikut më të madh të Forcave Ajrore Ruse në një lëvizje për të ofruar mbështetje të ngushtë ajrore për forcat tokësore ruse nën presionin e përparimeve të Ukrainës.

Ndërkohë trupat ruse kanë goditur termocentralin bërthamor Pivdennoukrainsk në rajonin jugor të Mykolaiv, por reaktorët e tij nuk janë dëmtuar dhe po punojnë normalisht, tha kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.

Një shpërthim thuhet se ndodhi 300 metra larg nga reaktorët dhe dëmtoi ndërtesat e termocentralit. Sulmi ka dëmtuar gjithashtu një hidrocentral aty pranë dhe linjat e transmetimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu