Shteti i Rusisë po thuhet se ka probleme të tjera dhe as që është interesuar të merret me serbët që të zgjidhet çështja e Kosovës. Zëvendës-kryeredaktori i Qendrës Carnegie të Moskës, Maksim Samorukov ka thënë se Rusi nuk është interesuar që çështja e Kosovës të zgjidhet.
“Rusia i ka hesapet e veta dhe nuk është e interesuar që çështja e Kosovës të zgjidhet, sepse atëherë për Serbinë ajo nuk do të ishte aq tërheqëse kur ajo një ditë të zgjidhet..Rusia ka interesin e saj që kjo çështje të mos zgjidhet, ndërsa deklaratat e zyrtarëve rusë mbi arritjen e marrëveshjes përfundimtare mund të lexohen me dy kuptime”, tha Samorukov për REL.
“Rusia, sikurse edhe në konfliktet e tjera në Ballkanin Perëndimor, nuk dëshiron që konflikti midis Serbisë e Kosovës të zgjidhet. Mbështetja e Rusisë në këto rrethana është vendimtare për Serbinë, në radhë të parë për arsye të situatës në Kosovë. Serbisë i duhet Rusia në nivel ndërkombëtar për forcën e saj në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të pengojë plotësisht pranimin e Kosovës. Posa të zgjidhet konflikti, Rusia nuk do të jetë më aq tërheqëse për Serbinë. Por, deri me tash kemi parë aq probleme dhe pengesa në rrugën që çon në zgjidhjen e këtij konflikti, sa që Rusia as që ka pasur nevojë të përpiqet për ta penguar atë zgjidhje”, ka thënë ai.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk është prioritet për Rusinë dhe nuk është e gatshme që të investojë shumë para.










