Rusia paralajmëron ulje të konsiderueshme të prodhimit të naftës

Ministri rus i Energjisë, Aleksandër Novak, njoftoi se vendi do të reduktojë gradualisht prodhimin e naftës, dhe se në fazën fillestare prodhimi do të reduktohet me të paktën 50.000 fuçi në ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reduktimet ruse të prodhimit të naftës janë në përputhje me marrëveshjen e arritur javën e kaluar brenda Organizatës të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Naftës (OPEC).

“Plani i reduktimit të prodhimit të naftës tashmë është gati dhe presim zbatimin e tij nga janari i vitit të ardhshëm”, tha ministri Novak për mediat ruse.

Ai njoftoi se do të mbajë takime me udhëheqësit e kompanive ruse të naftës në ditët në vijim dhe do t’i informojë ata për kuotat që duhet respektuar brenda planit.

Pas takimit të OPEC-ut të premten, ministri rus Novak në Vjenë tha se vendi i tij në tetor realizoi prodhim prej 11.4 milionë fuçi naftë bruto, kurse planifikon reduktimin e prodhimit me të paktën dy për qind.

Anëtarët e OPEC-ut kanë arritur një marrëveshje për uljen gjysmë-vjetore të prodhimit të naftës, kurse ulje më të madhe ka paralajmëruar Arabia Saudite me gjysmë milioni fuçi në ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu