Rusia, tjetër “mbyllje rubineti” për Europën

Moska ka bërë një tjetër “mbyllje rubineti” me gaz për Gjermaninë, kësisoj dhe për Europën, duke vijuar të godasë me këtë armë ekonomike, te e cila është shpresa e saj bazë për të fituar një luftë të nisur me Perëndimin në Ukrainë, por që me gjuhën e armëve nuk po shkon sicc e kish menduar.

Kështu, dërgesat e gazit natyror nga Rusia në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 1 u ndalën herët këtë mëngjes “për shkak të punëve të mirëmbajtjes”, njoftoi gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom.

Gazprom kishte paralajmëruar pezullimin e dërgesave të gazit natyror nëpërmjet Nord Stream për “punë të nevojshme” në një stacion kompresimi në tubacionin që lidh fushat e gazit në Siberi me Gjermaninë veriore, nga ku ai eksportohet në vende të tjera evropiane. Puna “në një stacion kompresimi gazi ka filluar”, tha kompania ruse në një deklaratë të postuar në Telegram.

Nga ana e tij, kreu i Agjencisë Federale të Rrjetit të Gjermanisë Klaus Müller vlerësoi se Berlini tani është më i përgatitur për të përballuar pezullimin e furnizimeve nëpërmjet Nord Stream, pasi sicc raportohet, rezervat strategjike të gazit natyror të vendit janë pothuajse 85% të plota.

Në dimër mund të marrim gaz nga rezervat, po kursejmë gaz (dhe duhet të vazhdojmë!). Terminalet LNG po vijnë dhe falë Belgjikës, Holandës, Norvegjisë (dhe së shpejti edhe Francës). Gazi po rrjedh”, shkroi Muller në Twitter.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, energjia ka qenë në qendër të një përplasjeje midis Rusisë dhe Perëndimit, e cila shpesh akuzon Moskën për përdorimin e gazit natyror si një “armë”.

Gazprom ka shkurtuar furnizimet e gazit përmes Nord Stream me 80% në muajt e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu