Rusia vijon kërcënimet: Zgjerimi i NATO-s po ndryshon situatën globale

Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, po ndryshon situatën globale, kështu të paktën pretendon Rusia, raporton BBC. Reagime të shumta vazhdojnë të vijnë nga Moska, e cila ka thënë më parë se zgjerimi i NATO-s do të ishte një gabim.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është shprehur së fundmi se zgjedhja e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të kishte pasoja të gjera, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Ai tha gjithashtu se po shikon situatën globale që po ndryshon rrënjësisht si rezultat i lëvizjes.

Ryabkov tha se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjesht do të durojë vendimin e tyre, raporton Interfax.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu