Rusja e uzinës së Gramshit: Spiune apo eksploratore?

Me pikëpyetje të madhe mbetet ngjarja e djeshme në ish-Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku tre shtetas, dy rusë dhe një ukrainas, mes tyre dhe një femër, ruse, me status turistësh, tentuan të hyjnë në uzinë, ku më pas njëri prej tyre u hodhi rojeve ushtarake shqiptare spraj kimik në fytyrë.

Çështja është se ata nuk janë të panjohur. Të paktën një prej tyre, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe. Ajo njihet si një eksploratore pikërisht e ish-komplekseve industriale, një pasion që e ushtron prej gati një dekade.

E njohur në rrjetet sociale me emrin Lana Sator, ajo eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ajo është pjesë e Urban explorer, apo Urbex, një lëvizje eksploruesish të zonave urbane kryesisht ndërtesa të braktisura, të cilët shpesh herë marrin riskun të hyjnë edhe në zona të ndaluara.

Sa i përket qëndrimeve politike, thuhet se ajo është pozicionuar kundër luftës në Ukrainë.

Megjithatë, e dyshuar si spiune, Svetlana Timofeeva është përbetuar se nuk është e tillë.

Sipas informacioneve paraprake policore, vetë ajo nuk është përleshur me rojet e uzinës së Gramshit, pasi ka qenë në distancë nga përballja fizike, e cila i atribuohet një prej bashkëudhëtarëve të saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu