Ruskoska: Kërkojmë paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin për shkak të rrezikut për arratisje (VIDEO)

Kreu i prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Prokurorisë Publike, Villma Ruskoska tha se marrja në pyetje ndaj ish-zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të dyshuar për organizim të ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ka përfunduar.

Ruskoska tha se tani pritet vendimit i Gjykatës ndaj kërkesës së Prokurorisë Publike për shqiptimin e masës së paraburgimit. Ajo gjithashtu theksoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e Janakieskit dhe Ristovskit për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikim tek dëshmitarët.

Kujtojmë se Janakieski tashmë është në paraburgim shtëpiak, kurse ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski duke shfrytëzuar imunitetin e deputetit sonte u largua nga Gjykata Penale.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu