Sa dallon Zvicra me vendet e tjera për çmimin e benzinës?

Kushdo që qëndron në pompë të benzinës në Zvicër, mendon se sa e shtrenjtë është benzina. Megjithatë, ai duhet të qetësohet, sepse në vendet e tjera, si në Norvegji, Monako apo Hong Kong është më pakënaqësi për të mbushur rezervuarin, shkruan ‘Blick’.

Në Zvicër duhet të paguajnë 1.63 franga për një litër benzinë, që është më i shtrenjti që nga viti 2014, megjithatë, çmimet luhaten ndjeshëm gjatë vitit.

Vitin e kaluar çmimi ishte 1.52 franga për litër, kurse gjatë verës çmimet u rritën.

Në fund të tetorit çmimet u ngritën me 1.68 franga, derisa për Vitin e Ri ranë sërish në 1.56.

Por, në vendet e tjera është edhe më shtrenjtë. Sipas platformës së çmimeve të internetit “Globalpetrolprices”, çmimi i benzinës në Zvicër aktualisht qëndron vetëm nën 1.55 franga.

Në Skandinavi kushton më shumë. Në Norvegji është 1.86. Krahasuar me fqinjët, Zvicra nuk duhet të shqetësohet, sepse vetëm në Gjermani është pak më lirë, shkruan tutje albinfo.ch.

Vendet më të shtrenjta për benzinë janë Monako, Hong-Kong dhe Zimbabve.

Në vendin afrikan qeveria ka rritur në mënyrë drastike çmimet e karburantit, me 3,31 franga për litër benzinë. Kjo ka çuar në protesta masive në Zimbabve, përcjell tutje albinfo.ch.

Kush dëshiron benzinë të lirë duhet të shkojë në Venezuelë, ku çmimi për litër është një cent.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here