Sa deputetë do fitojë Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje? Ja përgjigja e Ali Ahmetit

Kulmin e suksesit në zgjedhje, Bashkimi Demokratik për Integrim e ka pasur në vitin 2014, ku siguroi 19 mandate në zgjedhje, dhe një deputete që iu bashkangjit më pas, gjithsej 20 mandate. Në vitin 2016, BDI pësoi një thyerje të konsiderueshme duke fituar vetëm 10 mandate.

Në pyetjen e drejtuar kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, se sa deputetë pret këto zgjedhje, ai përgjigjet: “Vetëm një gjë ju siguroj, nuk kam punuar asnjëherë me hile, ndoshta jam vonuar por kam pasur sukseset. Nuk e di për numrin e deputetëve, ne do të punojmë, qytetarët le ta vlerësojnë punën tonë, përfundon Ahmeti në intervistën për Gazetën Express.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu