Sa energji elektrike është prodhuar dje në Maqedoni?

SHA EMV ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë prodhuar 18.491 MWh energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

“Në termoelektranat janë prodhuar 10.944 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 7.547 MWh”, thonë nga EMV.

Gjithashtu njoftohet se ditën dhe natën e kaluar SHA EMV nuk ka blerë rrymë nga jashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu