Sa është numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE, ja ku renditemi! Eurostat publikon shifrat

Eurostat ka bërë publik një raport të ri ku paraqet të dhënat për shtetasit e deportuar nga vendet e BE, përgjatë periudhave të ndryshme kohore, një prej këtyre shteteve edhe Shqipëria.

Dhe bazuar në të dhënat e Eurostat, sa u përket viteve 2024-2025, Shqipëria renditet ndër vendet kryesore për kthimin e qytetarëve, të cilët nuk janë rezidentë në BE, nga vendet e Unionit, me afërsisht 7,800–8,400 qytetarë shqiptarë të urdhëruar të kthehen në vendin e tyre vetëm në vitin 2024. “Top tre” vendet të cilat kanë lëshuar këto urdhëra riatdhesimi janë, Franca, Greqia dhe Gjermania.

Bazuar në tabelat dhe grafikët e publikuar nga Eurostat, për vitin 2025, janë kthyer në Shqipëri rreth 8000 qytetarë, e renditur kështu në vendin e katërt pas Turqisë, Gjeorgjisë dhe Sirisë, një rezultat në rritje ky krahasuar me atë të vitit 2024, i cili referon 7810 shqiptarë të khyer.

Kosova renditet e fundtit në listë me vetëm 2405 qytetarë të kthyer.

Në total 135 460 shtetas të vendeve të treta u kthyen në një vend të tretë pas një urdhri për t’u larguar nga BE-ja në vitin 2025, një rritje prej 20.9% krahasuar me vitin 2024.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu