Sa gota me lëng shege mund të pini çdo ditë

Studimet mbi rolin e lëngut të shegës, kanë veçuar rëndësinë e tij për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Ky superfrut lufton disa forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me stomakun.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.

Agroweb.org rekomandon pirjen e një gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata.

Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës.

Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu