Sa ka qenë paga më e ulët që ka marrë? Moderatorja e njohur e Top Channel zbulon shifrën

Ori Nebiaj është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Ori është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekëse në Instastory, ku mes shumë gjërash dikush ka kërkuar të dijë për rrogën më të ulët të Orit.

“Sa ka qenë pagesa më e vogël që ke marrë?”, e ka pyetur një ndjekës moderatoren, ndërsa kjo e fundit zbulon se më e ulëta ka qenë rroga e saj e parë në moshën 19-vjeçare.

“Rroga ime e parë. Përafërsisht 40.000 lekë. Kur isha 19 vjeç”, përgjigjet Ori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu