Sa kushton kafeja në Europë?

Nisja e ditës me një filxhan kafeje të nxehtë është një rutinë e përditshme për shumë njerëz. Megjithatë rritjet e fundit të çmimeve mund ta bëjnë këtë element kryesor pothuajse luks.

Të dhënat për muajin gusht 2022 tregojnë se çmimi i kafesë në Bashkimin Europian ishte mesatarisht 16.9 për qind më i lartë se në muajin gusht të një viti më parë, ndërsa gushti 2021, çmimi i kafesë ishte mesatarisht 0.5 për qind më i lartë se në gusht 2020. Që nga muaji tetor 2021 inflacioni ka qenë në rritje.

Për konsumatorët që pinë kafenë e tyre me qumësht dhe/ose sheqer, ky ritual i mëngjesit mund të jetë edhe më i shtrenjtë pasi çmimet e këtyre artikujve u rritën edhe më shumë gjatë vitit të kaluar.

Çmimi i qumështit të freskët me yndyrë të plotë u rrit mesatarisht 24,3% midis gushtit 2021 dhe gushtit 2022, ndërsa ai i qumështit të freskët me pak yndyrë u rrit me 22,2% në të njëjtën periudhë.

Në gusht 2022, inflacioni vjetor i sheqerit ishte +33,4%, nga +0,8% në gusht 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu