Sa kushton paraqitja e Lorit nga koka te këmbët? (FOTO)

Nuk doli marka më e shitur për 2017-n, pasi u rendit e dyta pas Balenciaga, por mbetet më e parapëlqyera për të famshmit shqiptarë.

Lori Hoxha na ka treguar se nëse duhet të investoni në paraqitjen tuaj atëherë duhet ta bëni vetëm në tre gjëra: këpucët, çantën dhe flokët.

Veshjet e saj përgjithësisht i përkasin markave të masës, si “Zara”, e cila është preferuara. Kështu është edhe rasti i postimit të fundit.

Ndërsa ndodhet për të pushuar në Milano të Italisë, Lori publikoi një foto e ulur në një lokal.

Ajo kishte zgjedhur kostumin kadife me shkëlqim të zi. Me siguri e keni parë!

Pantallonat kushtojnë 5,490 lekë dhe xhaketa 6,990 lekë. Dhe me siguri ndonjë prej jush e ka blerë, si kjo komentuesja në foton e Lorit:

Por për këpucët nuk mund të flasim për të njëjtat çmime.

Me siguri i keni parë fillimisht në pasarelë gjatë Javës së Modës. Sandalet me kristale i përkasin koleksionit të Gucci-t vjeshtë/dimër 2017-2018, por nuk i keni fiksuar pas modelet i kishin kombinuar me çorape me dizajnë.

Dandallet minimaliste janë të zbukuruara me kristale shkëlqyese, të cilat qëndrojnë një tre shiritat në pjesën e përparme.

Ndërsa materiali i përdorur është lëkura e dhisë, pjesa e shollës është në ngjyrë rozë. Dhe kanë një çmim prej 815 euro.

Ndjekësit e vunë re nga etiketimi i fashionistës shqiptare ndërsa komentuan:

Lori tregoi për herë të parë (mesa mund të na kujtohet ne nga 748 postimet e saj) vendin ku ka zgjedhur që të blejë flokët ekstejshën. Një reklamë kjo për markën “Beauty Works Hair Extensions”, i cili nuk është i dëgjuar në Shqipëri.

Në varësi të llojeve të ndryshme të flokëve zgjatues çmimet variojnë nga 200-300 paundë. E veçanta e tyre është se janë të krijuara nga flokë natyralë.

Në këtë mënyrë fashionista tregoi se floket e shtuar janë ende në modë! Iconstyle.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu