Sa “tronditëse” mund të jetë një shami? Ja si përgjigjen njerëzit në Francë

Javën e kaluar, gjatë një mbledhjeje shkollore në një rajon lindor, një grua me shami u flak nga një zyrtar në mes të mbledhjes së këshillit.

Ajo ishte një nënë që shoqëronte djalin e saj në turne shkollor me klasën, kur një zyrtar i kërkoi asaj të hiqte shaminë në përputhje me “parimet laike” dhe “ligjin e republikës”.

15 zyrtarët të këshillit u larguan nga seanca në protestë kundër pranisë së saj, dhe një foto e gruas që përqafonte djalin e saj teksa qante, u bë virale në internet.

Në vendin ku ndodhi incidenti, zyrtarët e provincës pranuan se as rregullat e këshillit dhe as ligji nuk ndalojnë mbajtjen e shamisë brenda auditorit.

Për më tepër, nuk ka ligj që ndalon shamitë në ndërtesën e këshillit, apo ndonjë vend tjetër publik, përveç në shkollat ​​ku mësuesit dhe punonjësit duhet të respektojnë “neutralitetin fetar”. Një ligj i vitit 2010 që ndalon petkun fetar nuk ishte i zbatueshëm në këtë rast.

Megjithatë, shamia krijon rregullisht polemika në Francë, dhe kjo ngjarje nuk ishte përjashtim: disa ministra nga qeveria e Emmanuel Macron si zakonisht kritikuan shamitë. Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer deklaroi në TV France se megjithëse nuk është e ndaluar, shamia “nuk është e dëshirueshme në shoqërinë tonë”.

Ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire shtoi se ai do të dëshironte të shihte një shoqëri “pa komunitarizëm”.

Ndoshta komenti më i dobishëm është bërë nga Gérald Darmanin, ministri i Buxhetit. Ai tha se “problemi më i madh” nuk ishte nëna që mbante shaminë në një udhëtim shkollor, por fakti që “disa vajza nuk ndjekin shkollën fare”. Por komenti nuk ishte pa paragjykime. Ai nënkupton se këto vajza kanë origjinë nga familjet muslimane.

Sekularizmi, ose laiciteti, u përfshi në ligjin francez në 1905, në një dekret që ndau kishën dhe shtetin. Ai mbronte lirinë e ndërgjegjes dhe garantonte lirinë e praktikimit të fesë.

Qendra Franceze e Monitorimit të Sekularizmit e përkufizon sekularizmin si “jo opinion thjesht midis të tjerëve, por përkundrazi, liri për të pasur një mendim”, duke shtuar: “sekularizmi nuk është fe, por parim që autorizon të gjitha besimet, me kusht që të respektohen parimet e lirisë së ndërgjegjes dhe të drejtat e barabarta”.

Për këtë arsye, sekularizmi nuk është as pro dhe as antifetar. Mbi këtë bazë, aderimi në një besim është tërësisht çështje e lirisë së ndërgjegjes për çdo burrë apo grua. “Një republikë laike”, thotë qendra, “siguron barazinë e qytetarëve para shërbimeve publike, pavarësisht bindjeve të tyre “. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu