Sadi Bexheti: Vetëm unë e dij se çfarë i duhet Tetovës, zotohem se do i’a kthej dinjitetin

Kandidati i PDSH-së për të parin e Tetovës, Sadi Bexheti ka treguar prioritetet të cilat synon t’i realizojë si kryetar i Tetovës. Ai thotë se e njeh mirë qytetin e tij dhe se ai është shpresa për zgjidhjen e problemeve.

“S’kam dalë kundër askujt, dhe nuk kam ndërmend t’i bëj dëm askujt. Kam dalë për qytetarët e Tetovës, sepse Tetova meriton më mirë, tetovarët meritojnë më shumë dhe se e mira do të triumfojë mbi të keqen. Ky është një motiv i madh për mua dhe një angazhim në këtë moshë që ta ndihmoj qytetin dhe qytetarët”, thotë Bexheti.

Duke adresuar një sërë kritikash për keqmenaxhimin me Komunën e Tetovës, Bexheti tha se me ekipin e tij do të hartojnë e zhvillojmë projekte që do t’ua zgjidhim tetovarëve problemet me të cilat ballafaqohen.

“Do të mundohemi t’i bindim dhe do t’i bindim me siguri, BE-në, SHBA-në, Turqinë, Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë dashamirët tjerë të na ndihmojnë në rimëkëmbjen e Tetovës dhe investimet e tyre të jenë të garantuara. Për t’i financuar këto projekte ekipi im do të angazhohet të maksimizojë fondet nga institucionet ndërkombëtare si dhe të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe productive”, deklaroi më tej Bexheti.

Sadi Bexheti, nga viti 2009 deri vitin 2013 ka qenë në krye të Komunës së Tetovës. Sadi Bexheti është një nga emrat eminent në fushën e shkencave mjekësore, por edhe një menaxher i mirë, që njihet edhe për periudhën kur ka qenë edhe Rektor i Universitetit të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu