Sahara mbulohet nga bora për herë të tretë brenda 40 vitesh

Ka rënë borë në disa pjesë të shkretëtirës së Saharës pasi dimri ka goditur këtë hapësirë të dielën.

Kjo është hera e tretë brenda 37 vjetësh që qyteti i Ain Sefra në Algjeri ka parë borën duke mbulua hapësirën e kuqe të Saharës, transmeton Arbresh.info.

Bora kishte filluar të binte në orët e hershme të së dielës duke mbuluar kështu pjesën më të madhe të vendit.

Për herë të fundit bora ishte parë në Ain Sefra në shkurt të vitit 1979 kur stuhia e borës kishte zgjatur vetëm gjysmë ore./Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu