Saimiri e thotë troç: Për këtë vajzë ma bëri zemra “bam” që natën e parë

Çdo javë në emisionin e dashurisë “Love Story”, princi modern Saimir Kasemi eleminon një vajzë, duke ngushtuar çdo herë e më shumë rrethin e vajzave që ai pëlqen.

E eleminuara e kësaj jave ishte Suela, me të cilën kishte pasur takime të ngrohta e kishin shkëmbyer edhe puthje.

Por, Saimiri ka shprehur në “Daily Love Story” një pëlqim të madh për njërën prej vajzave që vazhdon ende të jetë pjesë e programit, Merin.

Ai ka treguar se e ka pëlqyer sapo e ka parë për herë të parë, pra disi ia ka bërë zemra “bam”.

“Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua.

Kisha kuriozitet t’i shikoja, por s’mi tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur.

Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe te nata e trëndafilave. Është edhe e thjeshtë, edhe elegante, me një buzëqeshje që të bën për vete”-u shpreh Saimiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu