Salah, Liverpool, ky është lajmi i fundit nga Anglia

Fabinho ka këmbëngulur se Mohamed Salah është shumë i lumtur në Liverpool, në një kohë kur thashethemet për të ardhmen e sulmuesit egjiptian janë shumë të mëdha. Për Salahun është thënë se mund t’i bashkohet Real Madridit apo Barcelonës, pasi vetë ai la të nënkuptohet në dhjetor se është i hapur për t’u larguar nga Anfield.

Bashkëlojtari i tij në Liverpool Fabinho, megjithatë beson se është normale të shohësh lajme që e lidhin Salahun me klubet më të mëdha evropiane dhe nuk mendon se thashethemet do të ndikojnë në paraqitjet e tij.

“Emrat e lojtarëve të mëdhenj gjithmonë përfshihen në thashetheme. Salah luan për Liverpoolin, njërin prej klubeve më të mëdha në botë. Mendoj se është normale ta shohësh emrin e tij që lidhet me tjera ekipe, posaçërisht nga liga të tjera”, tha Fabinho.

Sidoqoftë, ai është i lumtur këtu dhe i kënaqur me paraqitjet e tij këtë sezon. Ai kërkon shumë nga vetja, dëshiron të jetë më i miri dhe dëshiron t’i ndihmojë ekipit dhe punon fort për këtë”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu