Salah shpreh dëshirën: Dua të qëndroj përjetë tek Liverpool

Salah ishte protagonist kryesor në fitoren e thellë ndaj Manchester United ku Liverpool fitoi me rezultatin 5-0. Salah shënoi triplet dhe asistoi një herë tek Keita.

29-vjeçari momentalisht është një nga lojtarët më të mirë në botë, ku me golat e tij dhe performancën në fushat e blerta është spikatur shumë dhe sot është një nga kryesorët për të fituar topin e artë.

Ai ka folur për “Sky Sports” ku ka shprehur dëshirën e tij.

Unë jam i gatshëm të qëndroj përjetë me Liverpool-in. Sigurisht kjo gjë nuk është komplet në dorën time, por nëse do të jetë, jam gati të luaj për këtë ekip deri në momentin që do të lej futbollin”. Këto kanë qënë fjalët e sulmuesit nga Egjypti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu