Salvini: Shqiptarët me dokumenta në Itali janë vëllezërit dhe motrat e mi, ja çfarë i bënë në mes të mitingut (VIDEO)

Kryetari i Lega Nord, Matteo Salvini ka deklaruar se shqiptarët që janë me dokumenta të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.

Këtë gje, kreu i opozitës italiane e deklaroi pas pa se gjatë mitingut të tij, po lëkundej dhe flamuri kuqezi.

“Shikoni sa bukur, krahasa flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Shqiptarët që janë me dokumenta të rregullta në Itali janë vëllezërit dhe motrat e mi.” – deklaroi Salvini.

Mësohet se flamuri shqiptar, në mitingun e Mateo Salvinit ishte ngritur nga disa të rinj Partisë Demokristane, që udhëhiqet nga Nard Ndoka.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu