Samiti trepalësh Turqi-Rusi-Iran më 4 prill, ja për çka do bisedohet

Në deklaratën që pritet të miratohet në Samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran me temë Sirinë, pritet që të jepet një theks i veçantë në vazhdimin e armëpushimit në Siri, për integritetin territorial dhe ndalimin e shkeljeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti trepalësh me temë Sirinë, do të mbahet më 4 prill të mërkurën në Ankara me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike para samitit, nëpunësit e lartë shtetëror të martën do të mblidhen për të punuar rreth deklaratës që planifikohet të publikohet në fund të samitit.

Në deklaratë pritet që të theksohet vazhdimi i armëpushimit në Siri, integriteti territorial dhe për ndalimin e shkeljeve, si dhe tema të tjera ku ishte rënë dakord në deklaratat e mëparshme.

Propozimet e zyrtarëve të lartë shtetëror do të paraqiten në takimin e ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ndërsa ministrat e shteteve në fjalë do të vlerësojnë këto propozime.

Para samitit trepalësh pritet edhe një takim mes Erdoğan dhe Ruhani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu