Sanxhaku vendos të mbështesë Vetëvendosjen

Novi Pazar, 4 shtator – Partia e Aksionit Demomkratik (SDA) e Sanxhakut në zgjedhjet për Këshillim Kombëtar të Boshnjakëve do të mbështesë Listën Vetëvetëvendosje. Kështu është shprehur funksionari i SDA-së të Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel, raportojnë mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.

Shkrijeli ka thënë se do të mbështesin Listën Vetëvendosje për arsye të qëllimeve të përkufizuara qartë, ndër të cilat mbrojtja, realizimi dhe avancimi i të drejtave individuale e kolektive të boshnjakëve.

Sipas tij, një nga qëllimet e kësaj Liste do të jetë harmonizimi i strukturës kombëtare të të të punësuarve në organet shtetërore në komunat e Sanxhakut me strukturën e popullsisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu