Ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov sot u paraqit në gjykatë për rastin Fortesa-Target, përcjell Aktuale.mk.
Në gjykatë u paraqit edhe ish ministrja Gordana Jankullovska për të njëjtin rast.
I akuzuar është edhe Toni Jakimovski ish shef i kabinetit të Mijallkovit.
Gjatë hyrjes në gjykatë, policia nuk lejoi që të hyjnë sigurimi i Mijallkovit. Më pas Mijallkov u fut në gjykatë vetëm me avokatët dhe të akuzuarit tjerë.
Ata akuzohen për përgjime të paligjshme dhe shkatërim të pajisjeve të përgjimeve .










