Sassuolo tenton surprizën, golashënuesi i Napolit shikohet si zëvendësuesi i Scamaccas

Sassuolo nuk përmbahet. Skuadra italiane bëri të mundur shitjen e Gianluca Scamaça te West ham për shifrën e 42 milionë eurove dhe tani me paratë e siguruara nga sulmuesi italian, kërkon zëvendësuesin e 23-vjeçarit.

Në radarët e Sassuolos ka rënë golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit, i cili vetëm pak ditë më parë ndau rrugët me napolitanët, pas 9 vitesh në stadiumin “Maradona”.

Bëhet fjalë për Dries Mertens, i cili tashmë është një lojtar i lirë, teksa ofertat për shërbimet e tij nuk mungojnë, me Sassuolon që tenton transferimin e tij, teksa shikohet si zëvendësuesi ideal i Scamaças.

Problemi i vetëm lidhet me pagën që kërkon sulmuesi. Napoli i ofroi 2.5 milionë euro në sezon, por Mertens nuk rinovoi dhe u largua me parametra zero.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu