Scaloni: Messi është i lumtur te Barcelona

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se kapiteni i Barcelonës, Leo Messi ndihet rehat te kampionët e La Ligas.

Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Messi vërtet mund ta brakisë kampionin spanjoll, pas një zënke publike me ish-bashkëlojtarin dhe tashmë drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.

Abidal gjatë një interviste për ‘Sport.es’, kishte deklaruar se lojtarët e Barcelonës nuk u angazhuan maksimalisht nën drejtimin e Valverde, duke çuar në shkarkimin e tij. Kjo deklaratë e francezit ishte shkas i shumë spekulimeve për të ardhmen e Messit në ‘Camp Nou’.

“Unë e shoh Leon që duket i lumtur”, ka deklaruar Scaloni.

“Kundër Real Betis, Messi ishte lojtari më i mirë në fushë pa shënuar. Ai ndihmoi dhe mori pjesë në secilën aksion”.

“Unë nuk shqetësohem aspak. Messi është i qetë dhe i lumtur me ekipin kombëtar dhe Barcelonën”, përfundoi Scaloni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu