Scholz: Gjermania e angazhuar që Ballkani Perëndimor të futet në BE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ata janë të angazhuar për zgjerimin e BE-së dhe tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia edhe Gjeorgjia duhet t’i bashkohen bllokut.

Duke pranuar se një BE e zgjeruar do të sillte dallime më të mëdha midis vendeve anëtare, ai sugjeroi një reformë të praktikave të votimit.

Aty ku kërkohet unanimiteti në ditët e sotme, rreziku që një shtet individual të përdorë veton e tij dhe të parandalojë të gjithë të tjerët të ecin përpara me vendime, rritet pasi shtohet çdo shtet anëtar i ri,” shtoi Scholz.

Prandaj kam propozuar një kalim gradual në votimin e shumicës për politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore – duke e ditur mirë se kjo do të kishte pasoja edhe për Gjermaninë”, tha ai në fjalimin e tij sot në Universitetin Çarls të Pragës, shkruan Reuters.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu