Scholz në Sofje e përsëriti mbështetjen. Petkovi kërkon të plotësohen tre kushtet me garanci të BE-së

Me të përfunduar në Maqedoni, kancelari gjerman, Olaf Scholz vazhdoi udhëtimin e tij dhe shkoi për vizitë në Bullgari. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin bullgar, Kiril Petkovin, Scholzi theksoi se Gjermania e kupton se nuk është e lehtë të tejkalohen çështjet historike mes të dyja palëve, por shtoi se edhe Maqedonia duhet të ketë perspektivë evropiane. Konsideroj se ka shanse që të arrihet përparim dhe të vazhdojmë me bisedimet deri në fund të Presidencës franceze, u shpreh kancelari.

“E mbështes fuqishëm arritjen e marrëveshjes së RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në për nisje të bisedimeve aderuese. Jam i bindur se ne, evropianët jemi të përgjegjshëm për BE-në dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit. Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të kenë perspektivë të sigurt evropiane”
, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Nga ana tjetër, Petkovi i përsëriti tre kërkesat e tyre të cilat presin t’i përmbushë Maqedonia, por me garanci të BE-së.

“Bullgaria ka tre prioritete kryesore për të cilat BE-ja duhet të jetë pjesë e garancisë për të pasur hapa përpara. Gjëja e parë është t’i shohim të gjitha mundësitë që përmes proceseve evropiane të garantohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së që të mund të mbrohen të drejtat e bullgarëve atje. Njëkohësisht kemi qëndrim kornizë dhe Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, tha Kirl Petkov”, kryeministër i Bullgarisë.

Gjatë turneut të tij ballkanik, kancelari gjerman Scholz, vizitoi Serbinë dhe Kosovën, kurse sot në radhë ishin Maqedonia dhe Bullgaria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu