S’do të hidhen në treg as nga “Samsung” e as “Apple”, këta janë telefonat që pritet të bëjnë namin

Kompania “Xiaomi” po bën gati detajet e fundit për të hedhur në treg më 29 gusht dy telefona që pritet të bëjë namin. Bëhet fjalë për Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro.

Këta telefona janë cilësuar si telefona ekonomikë, që mund të blihen nga kushdo sepse nuk kushtojnë dhe aq shumë sa modelet e fundit të Samsung apo të Apple.

Telefoni i ri që do të hidhet në treg thuhet se nuk e konsumon shumë shpejt baterinë dhe se ka performancë shumë të lartë për cilësinë e fotove.

Mesa duket kompania “Xiaomi” ka vendosur ta konkurrojë ndjeshëm nga “Samsung” e “Apple me telefonin që pritet të hedh në treg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu