Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër

Edhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të gjashtë të seancës së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan nga LSDM-ja që të heqin dorë nga Platforma e Tiranës…

Edhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të gjashtë të seancës së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan nga LSDM-ja që të heqin dorë nga Platforma e Tiranës dhe të tregojnë se çka është kontraktuar me BDI-në për Ligjin për gjuhët, ndërsa ata u kanë replikuar se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se Ligjin për gjuhët e ka zbatuar Qeveria e VMRO-DPMNE-së.

Deputetët dhe kryesuesi gjatë seancës përsëritën se nuk duhet të iket nga rendi i ditës, sepse disa prej tyre kanë shprehur dhe kanë akuzuar për ndonjë interes të liderëve të partive më të mëdha në Parlament, e të cilat nuk janë në rend ditë, gjegjësisht kanë kërkuar që të debatohet për përzgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionin për çështje të emërimeve dhe zgjedhjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Për diskutim janë paraqitur 50 deputetë, ndërsa deri më tani të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar vetëm katër. Seanca konstitutive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë nesër në ora 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu