Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot zhvillohet seanca e radhës për rastin e sulmit në Banjskë.
Seanca ka filluar në orën 09:30, ku mbrojtja do të japë fjalët përfundimtare për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Të tre të akuzuarit do të dalin para trupit gjykues, ndërsa përballen me akuza që lidhen me sulmin e ndodhur më 24 shtator 2023.
Në seancën e kaluar, prokurori i Prokuroria Speciale e Kosovës, Naim Abazi, kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.
Sipas prokurorit, është dëshmuar se të akuzuarit kishin njohuri për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.










