Sefer Canoski: Të dashur vëllezër maqedonas, s’janë fajtor shqiptarët, ju duhet të vendosni

Biznesmeni Sefer Canoski, i cili shumë shpesh përmes rrjeteve sociale i shpreh qëndrimet e tij për zhvillimet shoqërore, ka një porosi për maqedonasit.

“Të dashur vëllezër maqedonas, ju jeni ata që duhet t’i rregulloni gjërat në këtë vend dhe askush tjetër.

Shqiptarët nuk kanë faj, as komunitetet e tjera më të vogla etnike, ata nuk janë problem dhe nuk mund të gjejnë zgjidhje sepse masa, gjegjësisht përqindja më e madhe në vend janë maqedonas dhe ata kanë përgjegjësinë më të madhe sot.

Zgjidhja është që maqedonasit të ulen në tavolinë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje vendimtare dhe afatgjata që ndikojnë në të ardhmen e të gjithëve. Dhe më së shumti për fëmijët tanë”, është shprehur ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu