Seferi nga Beogradi: Në Serbi po flitet për mundësi të tensioneve të reja në veri

Gazetari Idro Seferi, ka thënë për KlanKosova se vizita e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd, është për të arritur një takim mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit.

Ai thotë presidenti serb nuk ka bërë të ditur se çfarë diskutoi me Lajçak, por që ishte një takim i rëndësishëm.

“Të paktën në pjesën që është bërë publikë në Serbi, nuk ka pasë deklarime për media. Presidenti Vuçiq thotë se ka pasë një takim të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, por ajo që shkruhet në Serbi, është se këto vendime janë të Lajçak, për të arritur një mundësi, një takim të ri mes Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurtit”, ka thënë Seferi.

Ai shtoi se në ditët e fundit në Serbi po flitet për mundësi të tensioneve të reja, për çështjen e targave.

“Sidomos për faktin në Serbi, në disa ditët e fundit, flitet për mundësi të tensioneve të reja, në veri, pas datës 1 nëntor, dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me targat serbe. Me veturat me targat serbe se a do të konfiskohen. Serbia nuk ka pranuar kompromis apo marrëveshje në lidhje me këtë. Vuçiq e ka bërë publik takimin me Lajçakun në Instagram, është pritur shumë, nuk është thënë shumë nga Vuçiq, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, përveç se ishte një takim i gjatë dhe i përgjegjshëm me përfaqësuesin e bashkimit evropian”, deklaroi Seferi. / KlanKosova


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu