Sejdiu në tubimin përmbyllës në Zhelinë: Ne kërkuam një mundësi për t’ju bërë krenar dhe kështu do vazhdojmë

Lëvizja BESA ka mbajtur sonte tubimin përmbyllës në komunën e Zhelinës. Kryetari aktual i kësaj komune, Blerim Sejdiu i cili kandidon për mandatin e dytë sonte ka shpalosur gjithë programin para banorëve të Zhelinës, të cilët kanë qenë të shumtë, shkruan InfoShqip.

Në tubimin përmbyllës morën pjesë gjithë funskionarët e Lëvizjes Besa dhe janë prezantuar të gjitha të arriturat e katërvjeçarit të kaluar, projektet që janë në proces e sipër realizimi dhe ato që janë fituar dhe do të realizohen në të ardhmen.

Në mes të ovacioneve të shumta nga pjesmarrësit, gjatë fjalës së tij para qytetarëve Sejdiu tregoi modelin e një kryetari të suksesshëm e transparent gjatë mandatit katërvjeçar, ku edhe pse të injoruar dhe te penguar për të arritur sukses me realizimet e programit në Komunë, arritën që të thyejne rekorde realizimi në Komunën e Zhelinës në mandatin e parë të udhëheqjes. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu