Kryetari i Zhelinës Blerim Sejdiu, pas fitores së mandatit të dytë për të udhëhequr me këtë komunë, vazhdon fuqishëm punën për zhvillimin e Zhelinës, shkruan InfoShqip.
Disa ditë më parë, Sejdiu udhëtoi drejt Italisë dhe Gjermanisë për të falemnderuar të gjithë ata mërgimtarë që i erdhën në përkrahje në zgjedhjet e 31 tetorit.
Sapo u kthye, Sejdiu pa humbur kohë, ka vazhduar punën ashto siç premtoi me asfaltimin e pjesës së epërme të fshatit Strimnicë. “Vazhdojmë siç premtuam, nuk kemi kohë për të humbur” – shkruan Sejdiu krahas fotografive të publikuara, ku tregojnë rrugën e asfaltuar.
Sejdiu vazhdon premtimet për këtë komunë, duke thënë se do vazhdojë punën edhe më fuqishëm për të urbanizuar çdo vendbanim të Zhelinës./InfoShqip.com













