Sekretari i NATO sërish telefonon Haradinajn, flet për nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka pasur sërish një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, ku sipas tij, derisa mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s.

Stoltenberg diskutoi me Haradinajn për ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së.

“… Ndërsa mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm… NATO do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë. KFOR-i vepron nën një mandat të OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për transformimin e FSK-së”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndryshe, javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri ligje që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu