Sela bisedoi me Zaevin për Ministrinë e Shëndetësisë, ajo do i mbetet ASH-së

Aleanca për shqiptarët nuk heq dorë nga Ministria e Shëndetësisë. Shëndetësisë dhe ky dikaster do t’i takojë kësaj partie. Kështu këmbëngul Ziadin Sela, shkruan InfoShqip

Udhëheqësi i kësaj partie, Ziadin Sela, tha për TV21 se kishte një takim me kryeministrin Zoran Zaev, i cili bëri të ditur se çështja ishte e hapur. Siç thotë ai, në ditët në vijim do të caktohet një seancë parlamentare mbi të cilën do të emërohet ministri i ri.

“Ne u pajtuam në qershor, kur u formua qeveria. Kam pasur një takim me Zaevin dhe vlerësuam se nuk kishte nevojë për ndryshime në qeveri. Aleanca për shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të na takojë neve “, tha Sela.

Zijadin Sela nuk deshi të zbulonte se kush do të ishte trashëgimtar i Arben Taravarit, i cili tashmë mban postin e kryetarit të komunës së Gostivarit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu