Sela dha dorëheqje, por a duhet të ketë përgjegjësi edhe te partitë tjera që humbën në Tetovë, BDI, AAA dhe PDSH?

Një ditë pas humbjes që pësoi Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet për Këshillin Komunal në Tetovë, kryetari i kësaj partie Ziadin Sela, dha dorëheqje nga drejtimi i ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët një ditë më parë mori vetëm 777 vota dhe nuk arriti të siguroj asnjë mandat në Këshillin Komunal të Tetovës.

Por, humbje nga Lëvizja Besa në Tetovë, pësuan edhe BDI-ja, Alternativa dhe PDSH-ja. Të gjitha këto parti patën rënie të votave. Deri tani, te partitë humbëse askush nuk ka marrë përgjegjësi për disfatën e thellë që ua shkaktoi partive shqiptare, Lëvizja Besa.

Mbetet të shihet në ditët nê vijim, nëse vetëm te Aleanca për Shqiptarët ka llogaridhënie, apo nëse do të reflektojnë edhe partitë tjera që humbën.

Më poshtë, krahasimi i votave të partive shqiptare në zgjedhjet e parafundit dhe të fundit, në Tetovë.

BDI në zgjedhjet lokale 2021 në Tetovë mori 10.114 vota, kurse tash 8.702. Ka rënie për 1.412 vota.

BESA në 2021 mori 8.367, kurse dje 9.620. Ka ngritje prej 1.253 votave.

ASH (bashke me AAA) në 2021 mori 3.912, kurse dje 777 vota.

AAA (bashke me ASH) nr 2021 mori 3.912, kurse dje 1118.

PDSH në 2021 mori 2.526, kurse dje 1.058 vota. Ka rënie prej 1.468 votave.

“Më mirë për Tetovën” në vitin 2021 mori 2.842, kurse sot 761 vota. Ka rënie prej 2.081 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu