Sela dhe Gashi bashkë shijojnë diellin në Çarshi të Shkupit

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela bashkë me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi sot kanë qëndruar bashkë për një kafe në Çarshinë e Shkupit.

Bashkë me ta ka qenë edhe kandidati për kryetar të Çairit, Bekim Sali si dhe kryetari i degës së ASH -së në Çair, Zudi Koka.

“Në zemër të Shkupit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e ardhëshëm të Çairit, Bekim Sali dhe kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka.
Çairi duhet të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni, të rrëzohen muret ndarëse dhe t’i kthehet shkëlqimi e krenaria”, ka shkruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu