Sela i kundërpërgjigjet Zaevit: Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia

Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës se nuk na qenka koha tani, apo se Ballkani nuk duhet të bëhet fuçi baruti, madje duke apeluar tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj.

Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që Kryeministri Zaev sa me parë të heq deklaratën e tij dhe ti Urojë në emër të Maqedonisë Qeverisë së Kosovës për Ushtrinë e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu