Sela: Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela sot e dhe theksoi se partia e tij është e gatshme që të shkoj në zgjedhje, pavarësisht se kur do të mbahen. Megjithatë u shpreh se për te dhe për subjektin që ai drejton do të ishte mirë që sa më shpejtë vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, si e vetmja mundësi që vendi të del nga kjo krizë.

“Ne jemi të gatshëm. Jemi të gatshëm për të shkuar në zgjedhje kurdo që të shpallen ata, ndërsa qëndrimi jonë si Aleancë për Shqiptarët është që zgjedhjet duhet të jenë të parakohshme në mënyrë që të dalim nga të gjithë këto kriza që janë të përditshme qoftë në aspektin, politik, ekonomik e energjetik”, tha mes tjerash Sela.

Këto komente Sela i bëri sot në një konferencë për media derisa prezantoi rezultatin e zgjedhjeve të brendshme partiake, dhe njëherit prezantoi dhe kryetarët e degëve të kësaj partie.

Ndërkohë i pyetur për propozimin francez, tha se derisa nuk kemi propozim të shkruar në letër nuk mund të prononcohet dhe të komentoj të njëjtin.

“Qasja që ka pas Qeveria në lidhje me zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, ka qenë totalisht e gabuar”, tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu