Sela ka një lajm të mirë për koalicionimin me partitë shqiptare

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën janë në rrugë të mbarë. Sipas Selës po punohet në jetësimin e bllokut të bashkuar parazgjedhor, duke shtuar se deri tani është biseduar vetëm për çështje parimore.

“Atë që e kam thënë publikisht, natyrisht se tani është radha që ta jetësojmë. Jemi në komunikim e sipër mbi variantin për koalicion mes Aleancës, Besës dhe Alternativës dhe jemi në rrugë të mbarë. Kaq mund t’ju them deri tani” – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Harmonizimi i programeve do të bëhet në takimet që do të organizohen në kuadër të subjekteve politike. Sela me ironi thotë se perimetri i bashkëpunimit nuk mund të zgjerohet pasi nuk ekzistojnë subjekte të tjera politike. Qëndrimin e njëjtë e ndajnë edhe Lëvizja Besa dhe Alternativa liderët e të cilëve janë deklaruar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu