Sela nuk do të jep dorëheqje: Nuk e lë partinë pa kryetar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pyetur për dorëheqjen e tij të mundshme nga kreu i partisë tha se nuk do të lë partinë pa kryetar, përcjell TV21. Sela tha se vijon organizimi i Kongresit të partisë dhe se pritet që gjatë pranverës të merren vendime konkrete.

“Dhënja e dorëheqjes time në këtë situatë do ta linte partinë pa kreun e partisë. Zhvillime politike ka, dhe unë assesi nuk do bëja lojën e atyre që nuk i dëshirojnë të mirën Aleancës për Shqiptarët, dhe këto janë oponentët politikë. Këtë pjesë të përgjegjësisë unë jam i detyruar që ta gëlltis dhe të vazhdoj si kryetar partie deri në kongresin e ardhshëm, pastaj janë çështje të cilat kongresi do të sjelle vendimet, që sipas gjitha gjasave do të mbahet diku nga pranvera”, tha mes tjerash Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu