Sela: Nuk kthehemi në Qeveri, por në politikë nuk ka “JO”

Nuk besoj se do të ketë gjasa që të kthehemi në Qeveri, pasi bëhet fjalë për dinjitet. Por, në politikë nuk ekziston asnjëherë jo, por në kësi rrethana jo, ka thënë kryetari i Aleancës për shqiptarët (ASH) Ziadin Sela në intervistën javore për REL.

Sela ka folur edhe për miratimin e ligjit të gjuhëve, ditë më parë në Kuvend. Sipas tij mundësi për debat rreth ligjit kanë pasur të gjithë, transmeton Medial.

“Harrojmë se më 2008 ishin sjell mbi 100 ligje, mes të cilëve edhe ai për gjuhët nga ana e aktorëve të njëjtë politik dhe të cilët kërkuan debat publik. Ju kujtohet më 2008 se si u soll ky ligj? Ky ishte reagim i panevojshëm nga ana e tyre. Pra, kjo është një lojë politike dhe patriotizëm para popullit, pasi të njëjtët aktorë kur ishte në pyetje të formohet shumica e re e pranuan të njëjtin ligj dhe nuk u pajtuan vetëm për Prokurorinë special. Bëhet fjalë për teatër, asgjë tjetër”, ka thënë Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu